Lajme

Ndalimi i dinarit, Gërxhaliu: Vendim në kohë dhe rrethana të gabuara

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:39 / 1 February 2024

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu, vlerësoi se vendimi për dinarin është marrë në kohë dhe rrethana të gabuara, dhe vulosje afatgjate e masave dhe sanksioneve përballë Kosovës.

“Nuk e ka Kosova komoditetin që të eksperimentojë në këtë mënyrë në kohën kur ka sanksione apo masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Nuk e ka luksin dhe besoj që është nguti të bëjë një veprim të tillë në kohën kur po shihni edhe SHBA-të edhe Evropa i ka sytë dhe presionin kah dialogu dhe zgjidhja përfundimtare apo arritja e një marrëveshje”, tha Gërxhaliu, derisa përmendi edhe se SHBA-të dhe BE-ja hyjnë në zgjedhje.

Më tej ai shtoi se një gjë e tillë është nuk i bën nder Kosovës, në kohën kur pritet një largim i sanksioneve dhe në kohën kur po kërkohet arritje e marrëveshjes.

“Është diçka që ka ndjeshmëri dhe provokon. Besoj se Kosova ka humb dhe do të humb në aspektin ekonomik, politik…  Ky vendim do të jetë një vulosje afatgjate e masave dhe sanksioneve përballë Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Sipas Gërxhaliut ky vendim është më shumë elektoral, që siç vlerësoi ai do t’i ofrojë më shumë vota partisë në pushtet.

Ko po napornem dnevu zmanjka časa, preprost zdrav obrok pogosto reši večer. To temo je vredno bolje spoznati. Večina pri mariniranju gob zgreši skrivnost Znanci pogosto svetujejo, da je za zdravo kosilo dovolj le skleda solate, vendar to ne drži vedno. Boljši pristop je preprost recept z nekaj beljakovinami, svežo zelenjavo in okusnimi začimbami.