4:51 / 26 March 2022
Të dielën do t’i rikthehemi sërish llogaritjes verore të kohës që do të na shoqërojë gjatë gjithë muajve të nxehtë deri në tetor. Akrepat e orës nesër do të lëvizin 60 minuta para. Ndërrimi do të ndodhë në orën 2 pas mesnatës, ku akrepat lëvizin duke shënuar orën 03:00. Pra do të fitojmë një orë më shumë dritë dhe do të flejmë një orë më pak.
Ora verore ndikon në kursimin e energjisë elektrike, dhe kjo ka qenë arsyeja edhe që u aplikua fillimisht. Gjithashtu ajo ndikon pozitivisht edhe në uljen e ndotjes mjedisore, duke reduktuar ndjeshëm çlirimin e gazrave toksikë në ajër.