10:27 / 26 July 2022
Presidentja e Republikës së Kosoës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi pas takimit me Sekretarin Blinken.
Në foton sipër të cilës ka shkruar “Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, Osmani shihet së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Kujtojmë se, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në hapje të takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Kosova është partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se dy shtetet kanë një histori të gjatë, teksa ka falënderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Ukrainës pas agresionit rus.