Lajme

Nga një shqiptar për shqiptarët! Aktet skandaloze të Bujar Osmanit me planin 9 pikësh për veriun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:46 / 8 April 2024

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar sot (e dielë) se planin 9 pikësh të OSBE-së, në të cilin Kosovës i kërkohej të tërheqë Policinë Speciale nga veriu, kurse Serbisë vetëm të ulë gatishmërinë e ushtrisë e kishte hartuar Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Veriore dhe udhëheqësi i OSBE-së, Bujar Osmani.

Kryeziu ka thënë mes tjerash se 5 e po atij plani kërkonte që kryetarët e katër komunave në veri të japin dorëheqje në verën e vitit të kaluar, ku të njëjtën gje e kërkonte edhe Serbia.

Osmani aktualisht është edhe kandidat për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Planin 9 pikësh të Bujar Osmanit e komentoi për gazetën “Bota sot” njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani.

Shabani me këtë rast theksoi se Osmani gjatë kryesimit të OSB-së gjeti kohë për ta vizituar Ukrainën, por jo edhe veriun e Kosovës, si shqiptar që ishte.Image

Amir Shabani

“Partia në pushtet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, BDI, pjesëtar dhe kandidat presidencial nga e cila vjen edhe Bujar Osmani, ministri aktual i punëve të jashtme për mendimin tim nuk posedon meritat e duhura gjatë kryesimin të tij me OSBE-në, edhe pse ai e konsideron si “privilegj” këtë gjë.

Ai gjatë kryesimit me organizatën më të madhe të sigurisë gjeti kohë dy herë ta vizitojë Ukrainën, por jo edhe Veriun e Kosovës, vendit fqinj e mik, ku si një shqiptar para se gjithash duhej të ndërmerrte hapin në Kosovë, por ai këtë nuk e bëri”, ka thënë ai.

Shabani e konsideron si skandaloz planin 9 pikësh të Osmanit për veriun e Kosovës duke thënë se i njëjti tregon dështim në diplomacinë rajonale nga një shqiptar për shqiptarët.

“Sa i përket planin 9-pikësh, një plan për “deeskalimin” e konfliktit të Kosovës me Serbinë, ai mes tjerash kishte theksuar se policia speciale e Kosovës duhej tërhequr nga territori legjitim i Kosovës dhe të dorë hiqen kryetarët shqiptarë të komunave veriore. Se a ka qenë ministri Osmani i ndikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kundër Kosovës, nuk mund të them se është e paimagjinuar, por mjaftojnë këto akte të jenë skandaloze dhe dështim në diplomacinë rajonale nga një shqiptar për shqiptarët”, u shpreh ai.

Po ashtu, Shabani shtoi se kredibiliteti i Bujar Osmanit si kandidat presidencial ka humbur mjaft praninë tek njerëzit dhe se Kosova e kujton veprimin e dështuar të tij.

“Veprimi i tij dëshmon se nuk kanë përputhshmëri me Qeverinë e Kosovës dhe një funksionim i drejtë si i Albin Kurtit atij i duket i paakomoduar”, përfundoi ai.

Ko se po dolgem dnevu vrnemo domov, želimo hitro in dobro jesti. Koristni recepti pomagajo, zato je vredno temo podrobneje raziskati. Previsoka temperatura pokvari suho sadje vonj iz lonca napove meso s slivami Znanci svetujejo vrelo vodo, a vitamin trpi Prijatelji svetujejo Cvrtje poudari okus, pečenje pa ohrani lahkotnost; z zelišči in svežo zelenjavo lahko dosežemo oboje.