12:13 / 13 June 2022
Muharrem Nitaj nga AAK ka reaguar ndaj ministre Donika Gërvalla, për mos përmendjen e UÇK-së, dje në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se lukthi nuk ia duron ata që provojnë mos me e përmend UÇK-në dhe që shiten patriotë.
Ai ka shtuar se ata që kanë jetuar në kohën e djemve të UÇK-së, e dinë që ata janë krenaria e këtij kombi.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Diqysh lukthi s’mi duron ata që provojnë mos me e përmend UÇK-në. E janë disa që flasin kodër mbas bregut, edhe plus shiten patriotë!
Kush e ka jetuar kohën e djemve të UÇK-ë, e di që ata kanë qenë krenaria e këtij kombi, zemra e shpirti i tij…
Shkëlqimi i tyre nuk zbehet asnjëherë!