Lajme

“Një pjesë e RSU dhe e Doganës bënin gara se cila po i kryen shërbime joligjore më shumë familjeve dhe klaneve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Sami Lushtakut, Kamishit, Dajës, Zvonko Veselinoviqit, Milan Radoiçiqit, Simiqit e Rakiqit… por edhe shumë të tjerëve”.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:43 / 2 October 2023

Ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka bërë një kronologji të ngjarjeve të Policisë së Kosovës, për të cilët thotë se sot jën shndërruar në heronj.

Kjo pasi po përdoret drejt nga shteti i Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën.

Miftari duke folur për Policinë e Kosovës, thotë se, tre vjet më parë, Policia keqpërdorej nga PDK dhe LDK për të shpartalluar protestat e drejta të opozitës, në atë kohë të LVV-së.

“Derisa sot kur Policia e Kosovës, dhe nëjsiti si RSU, FIT dhe Dogana… janë shndërruar në heronjë tanë, pasi po përdoret drejt nga shteti i Kosovës, për të luftuar kontrabandën, krimin e organizaur dhe terrorizmin e Serbisë. Hiç më pak se deri para tri vitesh, e njëjta polici politike, sidomos e PDK-së dhe LDK-së keqpërdorej vetëm për t’i shpartalluar protestat e drejta të opozitës, sidomos të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe për t’i mbrojtur multimilionerët e korrupsionit dhe bossat e krimit të organizuar në veri”, thotë Miftari.

Ish agjenti thotë se deri para tre vitesh bënin gara RSU dhe Dogana se kush po i kryen më shumë shërbime joligjore familjeve dhe klaneve të politikanëve.

“Pra, deri para tre vitesh, një pjesë e RSU dhe e Doganës bënin gara se cila po i kryen shërbime joligjore më shumë familjeve dhe klanaeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj, Sami Lushtakut, Kamishit, Dajës, Zvonko Veselinoviqit, Milan Radoiçiqit, Simiqit e Rakiqit… por edhe shumë të tjerëve”, shton ai.

Sipas tij, përfituesit e tenderëve dhe zhvatjes së Kosovës, mbroheshin me përcjellje të Policisë.

“Kontrabanda e cigareve, marihuanës, naftës, barnave, kriptovalutave, tergtia me emigranta, tregtia me prostitucion, me materiale ushqimore, higjienike, ndertimore, teknika e bardhë…., të gjitha këto ruheshin dhe mbroheshin ilegalisht nga një pjesë e Policisë, Prokurorisë, AKI-së dhe Doganës”, thekson ai.

Sipas tij, sot Policia e Kosovës është shembullore, e mbron ligjin dhe interesin e shtetit.

“Pra, sot e njëjta Polici është shembullore (me disa gabime shumë të voga), që po e mbronë ligjin dhe interesin e shtetit të Kosovës. Sot situata do të ishte më mirë sikur të mrbohej integriteti i shtetit dhe të përdorej si duhet nga paslufta lufta për sundimin e ligjit si Prokuroria, Policia, AKI-ja, Dogana etj, prandaj so duket sot Kosova nuk do t’i kishte këto telashe, as në jug e as në veri”, përfundon Naim Miftari.

Come un diario cartaceo o una pagina sui social, un blog personale raccoglie pensieri e ricordi con maggiore continuità. Vale la pena approfondire come strutturarlo. Con l'autunno, elimina cinque fonti d'ansia un errore comune con l'ibuprofene In scatola Da fuori, un blog personale sembra semplice, ma dietro ogni pagina servono scelta, ritmo e coerenza. Anche un sito essenziale acquista valore quando racconta una voce autentica.