Luiz Ejlli ka thyer dhe rekordin e fundit i cili mbahej nga një shqiptar në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për numrin e shikimeve në rrjetin social TikTok. Hashtag-u që numëronte më shumë shikime ishtë ai i Rashel Kolanecit më plotë 4.3 bilion shikime, mirëpo Luizit iu deshën vetëm 90 ditë qëndrim brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania që ta thyente këtë rekord.
Hashtag-u i Luizit jo vetëm që e ka thyer këtë rekord që po mbahej prej kohësh nga Rasheli por ka shkuar në plotë 5.3 bilion shikime, duke bërë kështu që të jetë shqiptari më i klikuar ndonjëher në TikTok.
Këto nuk janë të vetmet shifra ‘të frikshme’ që Luiz Ejlli ka arritur në vetëm 90 ditë. Kënga e tij ‘Me ty’ e publikuar në Youtube me datën 14 shkurt ka arritur 20 milion shikime duke përfshirë Youtub-en dhe Instagramin. Gjithashtu llogaria e tij në Instagram e cila në hyrjen e tij kishte vetëm 176 percjelles tani ka plotë 647 mijë të tillë.
Luizi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja duke permendur kështu televisionin grek të cilët ngelën të habitur kur Luizi dhe Armaldo po kërcenin nën ritmin e muzikës greke./lokimagazine/ Shiko foton: