Lajme

‘Nuk i besoj 90% të mediave në Shqipëri’/ LaCivita: Rama përpiqet të më kthejë në çështje për të fshehur dështimet e tij në 12 vite

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:14 / 9 May 2025

Kryestrategu i fitores së Presidentit Donald Trump dhe strategu i fushatës së PD-ASHM në Shqipëri, Chris LaCivita, deklaroi në emisionin “Çim Peka LIVE” se sulmet ndaj tij janë një përpjekje e Kryeministrit Edi Rama për të devijuar vëmendjen nga dështimet qeveritare. LaCivita tha se gjithçka varet nga territori ku ndodhesh dhe se nuk ka pasur ndonjëherë një portretizim kaq të madh për rolin e tij në Shqipëri.

Ai theksoi se është përfshirë që në fillim të fushatës, madje edhe përpara mbërritjes në vend, duke njohur traditat dhe sistemin informatik shqiptar.
Sipas tij, ekipi i tij ka mbledhur shumë informacione për të ndihmuar fushatën në mënyrë aktive me njerëz nga gjithë vendi.
LaCivita theksoi se nuk mund të kontrollojë mediat dhe i krahasoi ato me mediat në SHBA, ku sipas tij, nuk mund t’i besosh 90% të asaj që thuhet.

Duke iu përgjigjur gazetarit Çim Peka, ai tha se ndryshe nga SHBA, në Shqipëri Kryeministri merret drejtpërdrejt me të dhe jo me liderin e opozitës. Ai shprehu habinë që është bërë kaq shumë objektiv sulmesh, ndonëse nuk është në listat e votimit dhe nuk kandidon për Kryeministër.
Sipas tij, Rama është kaq i dëshpëruar për të ruajtur pushtetin, sa përpiqet të ndryshojë tematikën politike.
LaCivita tha se nuk shqetësohet, por përkundrazi e përgëzon faktin që po i kushtohet kaq shumë vëmendje. Ai deklaroi se së bashku me bashkëpunëtorët nga SHBA mbështesin plotësisht rikthimin e doktor Berishës në qeverisje. Sipas tij, sulmet ndaj tij janë sulme ndaj vlerave dhe ideve që përfaqësojnë opozitën. LaCivita akuzoi Kryeministrin për shmangie të debatit mbi 12 vitet e dështimeve qeveritare.
Ai tha se është e nevojshme të flitet për këto dështime dhe për përmirësimin që mund të vijë nëse ndryshon qeverisja.
LaCivita e cilësoi Ramën si një politikan të paqëndrueshëm dhe të frikësuar nga humbja e pushtetit.

LaCivita:

Mendoj se çdo gjë ndryshon nga territori ku ne ndodhemi, dhe ju do të prisnit… nuk e di nëse kam qenë nën mbikëqyrje, le të themi, por mendoj se nuk ka pasur ndonjë portretizim kaq i madh për praninë dhe për punën dhe marrëdhëniet e mia me Partinë Demokratike këtu në Shqipëri.

Unë kam qenë mjaft i përfshirë që nga çasti i parë kur erdha këtu, madje edhe para se të vija këtu, për sa i përket të mësuarit të gjërave të ndryshme lidhur me traditat e vendit, sistemin informatik, dhe kam mbledhur shumë informacione të mira për të punuar, dhe ne kemi qenë mjaft të angazhuar në mënyrë aktive me njerëz nga e gjithë Shqipëria për sa i përket organizimit dhe pjesës së hulumtimit dhe kërkimeve për çështjet kryesore të fushatës.

Unë nuk mund të kontrolloj në të vërtetë çfarë bën media, çfarë thotë media, megjithatë çdo gjë varet nga territori, dhe është shumë e ngjashme me shtypin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund të besosh 90% të gjërave që thonë mediat.

Çim Peka: Në SHBA kundërshtari politik sulmonte Donald Trump, nuk sulmonte LaCivita, në Shqipëri.

Në intervistën e parë të kisha paralajmëruar se në Shqipëri ke përballë bandat, në Shqipëri.
Në Shqipëri më shumë Kryeministri është marrë me ju sesa me Sali Berishën, a e kishit menduar ndonjëherë se do të ishit kaq shumë në qendër të vëmendjes nga Rama?

LaCivita: Jo, nuk e kisha menduar. Në fakt, më vjen për të qeshur se unë nuk jam fare në listën e votimit, nuk jam fare kandidat, nuk jam duke garuar për Kryeministër, por Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të mbajtur pushtetin e vet sa përpiqet të bëjë gjithçka të mundur që të ndryshojë tematikën dhe të devijojë vëmendjen e publikut nga çështjet që janë më rëndë, pra do të më bëjë mua një çështje.

Mua nuk më shqetëson fare, përkundrazi unë e përgëzoj këtë gjë, dhe fakti është ky: ne, dhe kur them “ne” them unë dhe njerëzit me të cilët punoj në SHBA, të cilët duam të shikojmë doktor Berishën të fitojë këtë fushatë zgjedhore.

Kur Kryeministri më sulmon mua, ai në fakt në plot raste është duke sulmuar shumë prej gjërave për të cilat ne kemi luftuar.

Edhe njëherë, ai do të ndryshojë tematikën, nuk do të flasë për 12 vite të dështimit të tij, për çka ne duhet të flasim dhe doktor Berisha ka folur për këtë gjë.
Ka qenë dështimi gjatë këtyre 12 viteve dhe si vendi ka për t’u përmirësuar në të ardhmen nëse ai zgjidhet.

Pra, sërish çdo gjë varet dhe ndryshon nga territori ku ne ndodhemi, por të jem i sinqertë, ishte një lloj surprize për mua që Edi Rama kalon gjithë atë kohë duke më sulmuar mua.
Megjithatë nuk habitem, ai mendoj se është shumë i paqëndrueshëm.