Lajme

“Nuk shkoni më atje, nuk guxoni më…”- Vetëvendosje përgatit një video për Banjskën, godet opozitën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:33 / 24 September 2024

Lëvizja Vetëvendosje, në përvjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka përgatitur një video ku e paraqet veriun të çliruar dhe ku godet opozitën në të.

Në videon e shpërndarë në ‘Facebook’, Lëvizja Vetëvendosje thotë se “u zhgënjyen edhe të tjerët që thoshin nuk shkoni më atje, nuk guxoni” duke iu drejtuar opozitës, shkruan Insajderi.

Pos tjerash, në videon e tyre paralajmërohen edhe sulme të tjera nga ana e Serbisë.

Policia e Kosovës kontrollon secilën pjesë të Republikës së Kosovës. Menduan se vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prek askush në synimet e tyre terroriste. U zhgënjyen. U zhgënjyen edhe të tjerët që thoshin nuk shkoni më atje, nuk guxoni më etj“, thuhet ndër të tjera në video.

24 shtatori është data kur u zhveshën përfundimisht të gjitha pretendimet e Serbisë mbi Republikën tonë. Nuk do dialog, nuk do paqe dhe nuk është e gatshme të jetë e barabartë me fqinjët e saj“.

Pas një viti, situata në veri duket krejtësisht ndryshe. Nuk ka më vila mbi liqe, furgona me dinarë, banda huliganësh, e terroristë të ngjashëm.

Radoiçiqët nuk kanë popull, ata kanë autokratë sipër vetës dhe terroristë përreth. Kosova është Republikë e Pavarur. Ata që nuk na njohën më mirë, na njohën në ikjen e tyre të fundit“.

Kako pripraviti obrok, ki je hkrati okusen, hranljiv in preprost? Z nekaj svežimi sestavinami ter premišljeno izbiro načinov priprave lahko vsakdanji jedilnik postane bolj raznolik. To temo je vredno podrobneje raziskati. na kruhu je to bolj Ko se jeseni zadiši po pečenih jabolkih, pridejo prav tudi lahki recepti z bučo, stročnicami in svežimi zelišči.