Lajme

Olluri: Liburn Aliu e ka fituar imazhin e ministrit më hajn në Qeverinë e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:57 / 6 June 2022

Gazetari Parim Olluri ka komentuar intervistën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu që pati në emisionin ‘Pressing’ në T7 javën e kaluar.

Olluri në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Aliu e ka fituar imazhin e ‘ministrit më hajn në Qeverinë e Kosovës’.

“Ai njeri u bë hor, e ka fitu imazhin e ministrit më hajn në Qeverinë e Kosovës, po flas imazhin. M’u dhimt kur e pash në intervistë. Është hera e parë që një ministër i kësaj qeverie, që për 1 orë e 20 minuta a sa ke, i bën vetëm pyetje për afera korruptiove, jo për naj punë të hajrit që ka bo në ministri, por fillon dhe mbaron intervista t’u mbrojtë”, tha Olluri.

Tutje ai tha se intervista e tij duke u mbrojtë gjatë gjithë kohës është një gjë e keqe, pasi ai ka folur vetëm për afera korruptive.

“Nuk është kurfar nere me të shku 1 or e 20 minuta t’u mbrojt për afera korruptive”, tha Olluri.