Lajme

Olluri për vra.sjen e Lulzim Fejzullahut: Familja e njërit nga të dyshuarit ka lidhje me Policinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:49 / 24 January 2024

Gazetari Parim Olluri e ka quajtur joprofesional raportin fillestar të policisë në rastin e Lulzim Fejzullahu. Sipas Ollurit, familja e njërit prej sulmuesve ka lidhje të forta me policinë në Podujevë.

Ai tha se është tentuar manipulimi që rasti të zbutet apo faji t’i mbetej viktimës

“Raporti fillestar i policisë kallzon shumë sa ka qenë joprofesional kur e ndërlidhë me versionet e dy sulmuesve që i kanë dhënë deklaratat në gjykatë. Raporti që u bë prej dy policëve shkruan therje me thikë, e përshkruan si rast të therjes me thikë, që lë me kuptu që sulmuesit e kanë përdorë thikën që me lënë rastin me rrjedhë në procedurë…Versionet e sulmuesve pretendojnë se viktima i ka therë të dy me thikë, e sheh një lloj tentative të policisë që me ja lanë fajin viktimës, në ato raste kur ata kanë mendu që ai do t’i mbijetojë plagëve”, tha Olluri.

Familja e njërit prej sulmuesve merret me biznesin e kamerave dhe sigurimit fizik, pra ka lidhje shumë të forta me policinë në Podujevë. Në atë firmë, siç e dim që shumica e policëve punojnë jashtë orarit të punës në kompanitë e sigurimit fizik dhe janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”, u shpreh ai.

Një rast ku ka pas tentim manipulimi që nëse jo me ja lanë fajin viktimës me zbutë fajin deri në atë masë sa sulmuesit mos mu dënu, i bjen që i është kryer një favor një kompanie të ndërlidhur me policinë”, tha ai.

Tutje Olluri ka thënë se po të mos ishin mediat ky rast do të ishte mbyllur.

Krejt e dim që policët punojnë nëpër firma të sigurimit fizik, kjo është sekret publik. Mos të ishin mediat besoj që ky rast do të ishte mbyllur”, tha Olluri.

Ti chiedi come rendere più personale il tuo blog? Piccoli dettagli fanno la differenza, ma vale la pena approfondire l'argomento per trovare il tuo stile. tè freddo o consiglio degli amici: vitamina c, raffreddore da fuori sembra innocua: cambiate posizione Da fuori sembra tutto spontaneo, ma dietro un blog personale c'è spesso una piccola regia: idee, ritmo e una voce riconoscibile.