Olta Gixhari u zgjodh si banorja më e papreferuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP gjatë spektaklit të së martës nga konkurrentët e tjerë brenda shtëpisë. Por, duket se kjo natë është kthyer në një natë të paharrueshme për aktoren dhe Dean, pasi dyshja kaluan 24 orë në suitë.
E ndërsa ishin në suitë, Olta Gixhari nuk ka ngurruar të komentojë deklaratën e Luiz Ejllit, i cili tha të martën se nëse del nga shtëpia Kiara, ai do të largohet me të. Olta u shpreh se ai ka bërë gjithë atë lojë deri më tani dhe s’ka pse del nga shtëpia tani.
Nga videot që po qarkullojnë së fundmi në rrjet, ajo duket e pirë, ndërsa thotë për Luizin se nëse ai vazhdon kështu, ajo do të bëjë ndonjë gjë dhe të largohet. Ndërsa për Luizin thotë se ai nuk e nxjerr dot nga shtëpia, përveçse i ha byt*ën.
“Po mua të më haj byt.hën, të më nxjerri mua ai. Ça do më nxjerri mua ai po hajt moj”- thotë Olta, drejtuar Deas.