12:49 / 19 March 2023
Kutia e Pandorës mbrëmjen e sotme ishte në duart e Nitës. Ajo kishte për të marrë një vendim shumë të vështirë që Arbanës iu desh t’ja shpjegonte për ta kuptuar.
Keisi si lidere e shtëpisë i ka ndarë banorët në çifte. Nita duhet të çonte dy nga këto çifte në televotim. Çifti që votohet më shumë nga publiku, do të përballet kokë më kokë të martën dhe një banor del nga shtëpia.
Nita zgjodhi të çojë në nominim çiftin Qetsor-Kristi dhe çiftin Olta-Kiara. Arbana sqaroi se publiku deri të martën do duhet të votojë çiftin që dëshiron të përballet me njëri-tjetrin.
Dy opinionistët u shprehën se publiku me siguri do të vendosë që të përballë të martën Oltën dhe Kiarën. Ju si mendoni?
Cili çift duhet të përballet të martën?
-
Qetsori – Kristi
-
Olta – Kiara