Lajme

Torte: Opozita në Kosovë në mbrojtje të tradhtisë dhe hajnisë, drejt synimeve të Serbisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:20 / 9 April 2024

NGA: REXHEP TORTE

Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, dhe Gjykatat në Kosovë janë të mbushura me sekserë të PDK-së, LDK-së, dhe AAK-së, që me të gjitha mjetet po mundohen ta pengojnë punën e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, për të shpëtuar tradhtinë dhe hajninë multi-milionëshe. PDK, LDK, dhe AAK nuk morën asnjë veprim për të përgatitur padinë kundër gjenocidit të Serbisë dhe paditë e tjera kundër kriminelëve serbë që njihen me emër e mbiemër. Haram u qoftë qumshti nënëve fisnike kosovare, haram u qoftë buka e gatuar me lot e me djersën e mërgatës, haram u qoftë sakrifica e dëshmorëve të Kosovës që e dhane jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e Kosovës, haram u qoftë flijimi i të gjithë shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë që pësuan nga agresioni gjenocidal i Serbisë.

Haram u qoftë të gjitha qeveritë e Kosovës që e qeverisën Kosovën në 20 vitet e kaluara dhe nuk i përgatitën paditë për kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime makabre në Kosovën e okupuar. Nuk ka mëkat e tradhti më të madhe kombëtare e njerëzore se sa ta fitosh lirinë dhe pavarësinë me gjak, e t’i lashë gati gjysëm shekulli Serbinë gjenocidale dhe kriminelët serbë pa u ndëshkuar. Kjo po ndodh në Kosovën martire, si pasojë e tradhtisë, keqqeverisjes, dhe papërgjegjësisë të ish-udhëheqësve nga PDK, LDK, AAK.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, dhe Ramush Haradinaj gjatë qeverisjes së tyre në 20 vitet e kaluara, në vend që të angazhoheshin maksimalisht për ta paditur Serbinë gjenocidale dhe për t’i vënë prapa grilave kriminelët serbë, këta ish-komandantë u dhanë pas tradhtisë, vrasjeve për pushtet, vrasjes së gazetarëve për fjalën e vërtetë, u dhanë pas hajnisë, korrupsionit, dhe pasurisë multi-milionëshe.

Opozita në mënyrën e saj perfide në dëm të Kosovës

Detyra e parë dhe borxhi moral ndaj tërë viktimave të Kosovës duhej të ishte përgatitja e sa më shumë padive kundër kriminelëve serbë, gjersa ishin plagët e freskëta dhe derisa shumica e dëshmitarëve ishin ende gjallë. Naim Miftari, ish-epror i lartë i UÇK-së dhe agjent i SHIK-ut, me plot të drejtë në shkrimet e tij të botuara në faqen e internetit “Bota Sot”, ka informuar dhe argumentuar në vazhdimësi se tradhtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, dhe Ramush Haradinaj gjatë qeverisjes së tyre në të gjitha institucionet e Kosovës i kanë instaluar sekserët e tyre, që sot me nëpërkëmbëzat e tyre paraqesin pengesë që Kosova të ecën përpara në vendosjen e drejtësisë në vend dhe në zhvillimin e demokratizimit të shtetit. Këtë e dëshmon më së miri Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilën pas miratimit në Parlamentin e Kosovës, PDK-ja e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, dhe që kjo Gjykatë tashmë edhe pas një viti ende po e zvarrit verdiktin e saj, që tregon se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e kapur nga sekserët e PDK-së, LDK-së, dhe AAK-së, sepse ish-udhëheqësit nga këto parti me hajni dhe korrupsion u bënë multi-milionerë pas luftës dhe tani po mundohen t’i shpëtojnë ligjit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Jani Bejta, drejtor i Shoqatës “Ngritja e Zërit”, thotë se kanë përgatitur 200 padi ndaj Serbisë për krimet e luftës në Kosovë, informon “Bota Sot” në faqen e internetit me datë 3 prill 2024 në faqen e internetit të tyre të lajmeve.

Mosngritja e padive kundër kriminelëve serbë nuk mund të arsyetohet me asgjë

Qeveria e Kosovës është dashur të përgatisë dhe të ngrinte paditë kundër kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, që kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Slobodan Miloševiq, Veljko Odaloviq, kryetar i Serbisë në ish-Jugosllavi në Kosovë pas vitit 1997. Veljko Odaloviq gjatë viteve 1997-1999 ishte Naçelnik i Qarkut të Kosovës, ndërsa sot është kryetar i Komisionit për personat e zhdukur në Qeverinë e Serbisë. Zoran Angjelkoviq në vitin 1998 ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv të përkohshëm në Kosovë. Gardiani Komatina në burgun e Dubravës ishte ai që shoqëroi zotin Ukshin Hoti, të dielën më 16 maj 1999, kur u humb çdo gjurmë e tij, kështu që për këtë gardian serb moti duhej të ngritej padia.

“Bota Sot” më 27 qershor 2023 shkruan se “Përgatitja e padisë ndaj gjenocidit serb në Kosovë, njohësit thonë se është e pamundur”. Ministri i Drejtësisë, Albulena Haxhiu, informoi se “institucionet e Kosovës janë duke punuar në përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid”, duke shtuar se “ekspertët do të elaborojnë të gjitha aspektet në mënyrë që padia të fitojë” me këtë rast. Por njohësit e çështjeve juridike thonë se është e pamundur që të dorëzohet kjo padi për shkak të pamundësisë së Kosovës që të kalojë pengesat formale që kanë të bëjnë me pranueshmërinë e kësaj dosje për shkak të barierave juridike. Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare, thotë se “përpilimi i padisë së këtij lloji është punë që kërkon kohë dhe ka bariera juridike për Kosovën”. Gëzim Shala, punon në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se “Kosova e ka të pamundur të bëjë një padi të tillë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Këta ekspertë theksuar me qëndrimet e tyre defetiste harrojnë faktin se Kosova duhet të përgatitë sa më parë padinë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë, sepse ekzistojnë mënyra dhe mundësi tjera që Serbia të marrë ndëshkimin e merituar për gjenocidin e kryer. Duhet të punohet me ngulm dhe me angazhim maksimal që sa më parë të përgatitet padia kundër Serbisë për gjenocid, si edhe të përgatiten paditë e tjera ndaj kriminelëve serbë. Vetëm kështu do të qetësohen shpirtërat e dëshmorëve të guximshëm që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe vetëm kështu do të ruhet dhe mbrohet dinjiteti i viktimave në Kosovë. Më pas, ne kemi detyrimin të bëjmë homazhe dhe të vendosim lule te varret dhe lapidaret e viktimave në Kosovë.

Se tudi vi sprašujete, kako pripraviti jed, ki je hkrati okusna in hranljiva? Z nekaj premišljenimi sestavinami lahko vsakdanji obrok postane bolj uravnotežen, zato je vredno to temo podrobneje raziskati. Mokre gobe težko močan ogenj ali počasno kuhanje Jeseni se krompir soli po cvrtju Vroča ponev znanci svetujejo pripravo adžike sestavina za mehko predolgo pečeno Na pogled nedolžno mešanje, a napačno polnjeni deruni so pripravljeni v 20 minutah na videz preprosta napaka s kvasom Jeseni zadiši po makovem pecivu Pesa v slani vodi pokvari boršč znanci svetujejo, a ribe najprej ogrejte Na kuhinjskem pultu hitro nasolimo rdečo tri podrobnosti za sočne Poleti zvijte hiter zavitek s surimijem Jesenski okusi za jutranji obrok Znanci svetujejo bučni zajtrk, a ne vedno Škrobna voda rešuje omako brez olja znanci svetujejo hitro Mleko ne sodi najprej v moko Na prvi pogled se zdi, da je zdrava kuhinja zahtevna, vendar izkušnje pokažejo nasprotno: z nekaj svežimi sestavinami nastane okusen in hranljiv obrok.