Lajme

Organizatat shqiptaro-amerikane reagojnë kundër trysnisë ndaj Kosovës nga diplomatët e SHBA-së e BE-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:05 / 5 January 2023

17 organizata amerikano-shqiptare kanë kërkuar nga diplomatët amerikanë dhe ata europianë që të mos ushtrojnë trysni ndaj Kosovës për ngjarjet e fundit që ndodhën në veri të vendit.

“Ne të nënshkruarit, duke paraqitur pikëpamjet e gati një milion shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, e konsiderojmë të pafalshme që demokracia më e re dhe më pro-amerikane në botë vazhdon të përballet me trysni të jashtëzakonshme nga diplomatët e BE-së dhe ShBA-së”, thuhet në komunikatën e përbashkët të këtyre organizatave.

Ata kanë kritikuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, për deklaratat e tyre se Kosova duhet të bëjë lëshime në raport me Serbinë. Për këtë ata thonë se do të minonte sovranitetin e Kosovës, derisa për krijimin e Asociacionit në formën siç e kërkon Serbia, këto organizata thonë se duhet të shihet si shembull i mosfunksionimit të shtetesisë siç ndodhi në Bosnje.

“Insistimi i Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar dhe Ambasadorit Amerikan në Beograd, Z. Kristofer R. Hill që Kosova të bëjë lëshime shtesë do ta minonte qartë qëndrueshmërinë e saj si shtet sovran dhe demokratik. Krijimi i një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, siç po kërkohet, do të ishte shkatërrues ndaj rendit kushtetues dhe karakterit shumetnik që Kosova e mishëron, duke e bërë shtetin jofunksional dhe të paqeverisshëm, ashtu siç ka ngjarë në Bosnje. ShBA-ja dhe BE-ja duhet ta kuptojnë qartë dhe ta pranojnë që gjendja aktuale nuk është çështje e të drejtave të pakicës serbe. Pakica serbe ka të drejta të mëdha – të garantuara me kushtetutën e Kosovës – të cilat ne vetëm mund t’i dëshirojmë që Serbia t’ua njohë mbi 100,000 shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës”.

Organizatat shqiptaro-amerikane thonë se edhe deklarata e ambasadorit Hill, që thoshte se Serbia ka të drejtë të kërkojë kthimin e 1000 ushtarëve serbë në Kosovë, është shqetësuese.

“Ne jemi po ashtu seriozisht të shqetësuar nga deklarata vijuese e Ambasadorit Hill, që ka të bëjë me kthimin e trupave serbe në Kosovë: “Natyrisht se qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it, por ajo mbetet çështje politike”. Kjo e dobëson rolin e ShBA-së dhe NATO-s dhe e rrit rrezikun e shtimit të tensioneve ndëretnike dhe të përshkallëzimeve. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka rekrutë nga të gjitha etnitë, përfshirë serbët e Kosovës”.

“Nëse ka nevojë për ta siguruar dhe mbrojtur Kosovën përtej asaj që KFOR-i e garanton, FSK-ja mund të ngritet në krye të detyrës. ShBA-ja dhe BE-ja duhet të përqendrohen në mbështetjen e FSK-së dhe në përgatitjen e Kosovës për NATO dhe BE, duke i kundërshtuar prerazi aludimet se është e tolerueshme që Serbia qoftë edhe të mendojë për ta sulmuar Kosovën përsëri. Ne besojmë vendosmërisht që nëse edhe vetëm një ushtar serb e kalon kufirin, atëherë Kosova dhe shqiptarët nuk do të kenë zgjidhje tjetër përpos të mobilizojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe t’i dëbojnë të gjitha trupat pushtuese nga vendi, krimet e të cilave janë ende të freskëta në mendjet tona”.

SHBA-ja dhe BE-ja duhet të pushojnë së ledhatuari Serbinë dhe duhet ta refuzojnë lëvdimin e Vuçiqit dhe bashkëmendimtarëve të tij për shuarjen e kërcënimeve dhe problemeve të cilat i krijuan vetë vetëm javë më parë, thonë organizatat.

“Politika e kohëve të fundit për barazimin e rremë të fajit në Ballkanin Perëndimor e ka nxitur një agresion të ri serb me qëllime hegjemoniste. Duke i paraqitur të dyja palët si përgjegjëse për përshkallëzimet dhe aktivitetin kriminal të mbështetur nga Beogradi, BE-ja dhe NATO janë duke e trimëruar agresionin dhe revizionizmin serb. Ne e shohim kundërproduktive dhe të papranueshme që, për shembull, ShBA-ja dhe BE-ja i quajnë barrikadat forma të “protestimit paqësor”. Raportimet nga mediat dhe burimet e besueshme dëshmojnë që barrikadat janë ngritur nga grupet kriminale dhe paramilitare, të komanduara nga Beogradi në bashkërendim me “Qendrën Humanitare Ruse” në Nish të Serbisë dhe me mercenarët rusë të Grupit Wagner”.

Në fund këto organizata thonë se trysnia ndaj Kosovës mund të ketë pasoja.

“Përderisa ShBA-ja dhe BE-ja i shohin barrikadat dhe kërkesat e Serbisë për kthimin e ushtarëve serbë si forma të trysnisë për detyrimin e Kosovës që të bëjë lëshime, ata duhet të jenë syçelë ndaj pasojave: lejimi i Serbisë që të sillet me agresivitet rrezikon shkatërrimin e përpjekjeve për paqe dhe investimet që ShBA-ja, BE-ja dhe shtetet tjera demokratike i kanë bërë në Ballkan me dekada. Ky është një moment kyç në histori që të adresohet jostabiliteti i krijuar nga interesat hegjemoniste të Beogradit dhe të kthehet rajoni në rrugën e paqes dhe mirëqenies ekonomike. E vetmja mënyrë për ta arritur këtë është duke ia bërë me dije Serbisë – pa humbur kohë – që ajo ose e pranon pavarësinë e Kosovës ose e gjen veten në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Perëndimin, NATO-n, dhe çdo aspiratë që mund ta ketë për të hyrë në BE”.

Nënshkruesit e deklaratës, Organizatat shqiptaro-amerikane:

Federata Pan Shqiptare – VATRA

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA)

Batalioni Atlantiku – Atlantic Battalion

Shoqata Malesia e Madhe, Neë York

Shoqata Malesia e Madhe,

Michigan Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nga Illinois (KShAI)

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Shoqata Peja – Neë York

Shoqata Kraja

Shoqata Ulqini – Chicago

Shoqata Çameria

Shoqata Prespa – Chicago

Shoqata Uskana

Fondacioni Plavë Guci

Shoqata Ana e Malit Shoqata Valet e Liqenit

Shoqata Jehona – Michigan

Paslaptingi virtuvės būdai, skaniausių patiekalų receptai ir naudingos patarimai daržo priežiūrai - visa tai ir daugiau jūsų laukia mūsų svetainėje. Išmokite naujus triukus, kurie palengvins jūsų gyvenimą virtuvėje, bei sužinokite patarimus, kaip pasirūpinti savo daržu, kad jis būtų sveikas ir gausus. Įkvėpkite save naujais idėjomis ir atraskite naudingus patarimus mūsų svetainėje! Greitoji iššūkis: suraskite lemputę per 11 Sparnuotas iššūkis: Аптічний ілюзія для найрозумніших: знайдіть літеру S за Klaida per 11 sekundžių: iššūkį priima tik aukšto Greitai rasti geriausią laikraštį: testas per 5 sekundes parke Paslėpti" unikalūs batai: protingas galvosūkis для очень внимательных Įspūdingas iššūkis: raskite keistuolį per 10 sekundžių Nepaprastas kuris saldainis turintis atsakymą per 5 Greitas 5 sekundžių Užduotis atidžiausiems: suraskite Spėkite keistiausią batų porą „Išmokite, kaip lengvai paruošti skanius patiekalus namuose! Su mūsų patarimais ir receptais jūs galėsite virti sveikus ir skanias maisto patiekalus savo šeimai. Be to, mes pasidalinsime su jumis naudingais gyvenimo patarimais, kurie padės jums kasdien lengviau susidoroti su kasdieniniais iššūkiais. Taip pat rasi įdomių straipsnių apie sodo darbus, kurie padės jums pasirūpinti savo sodu ir turėti gausų derlių.“