Shkruan Rexhep Torte
Vlora Çitaku, ish-ambasadorja tradhtare e Kosovës, nuk nguron dhe as që turpërohet të lajmërohet duke e ndotur Facebookun e saj dhe mediumet, si edhe duke i mashtruar me demagogji dinake lexuesit, me deklaratat e saj bajate që nuk ju vlejnë as pulave të kotecit, por që kjo ish diplomate tradhtare e mjerrane në këtë mënyrë tenton ta faktorizojë dhe rehabilitojë veten.
Kosova duhet të insistojë që procesi të mbyllet me njohje reciproke e jo me ndonjë marrëveshje gjysmake. Kosova ka mbështetje të plotë të SHBA-ve”.
Oj Vlora Çitaku, ende se paske kuptuar se fjala jote nuk ka asfarë peshe, se këto që po i thua ti, i dinë edhe pulat e kotecit, por edhe zogjtë e malit.
Tani dialogu Kosovë-Serbi është në dorën e Qeverisë dhe të Kryeministrit Albin Kurti, për të cilët nuk vlejsh as pesë pare, të cilët nuk po të konsiderojnë për asgje fare dhe që hollësisht janë të informuar pë tradhtinë që ia bëre Kosovës.
Oj Vlora Çitaku, dhelpërushe dinake, interesimin tënd për Kosovën e dëshmove me tradhtinë që ia bëre Kosovës si ish ambasadore në SHBA, kur së bashku me Hashim Thaçin, Edi Ramën, Mathew Palmerin dhe Richard Grenelin, u bëre aleate të Serbisë kriminale për ta copëtuar Kosovën.
Sot Kosovën në mënyrë dinjitoze dhe pa hile e përfaqësojnë dhe i dalin zot Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryëeparlamentari Glauk Konjufca, të cilët dinë shumë më mirë se ti “zonja” ish ambasadore ta bëjnë rrëfimin për Kosovën, e para, dhe e dyta, as Serbia që e ke për zemër dhe as Rusia nuk mund t’i vënë në pikëpyetje themelet e Kosovës, që tani është shtet i lirë dhe i pavarur dhe i pranuar nga 116 vende të botës.
Oj Vlora Çitaku, kur e dijke se Kosova në raport me Serbinë ka epërsi morale, atëherë pse si ish ambasadore e Kosovës në SHBA, u mundove me mish e me shpirt ta shkelesh këtë epërsi morale të Kosovës, por ja që deshti Zoti i Madhërishëm dhe nuk ia arrite dot qëllimit tend tradhtar.