Lajme

Osmani: Diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:07 / 23 April 2022

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Prizren me rastin e festës së 23 prillit, e njohur në Kushtetutë si Dita e komunitetit turk në Kosovë.

Osmani është shprehur se diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të Kosovës.

“Diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë! 🇽🇰 Sot në Prizren iu bashkova festës së 23 Prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë. I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.