Lajme

“Osmani e Kurti përballë Ramës sikur F.K KEK-u kundër Real Madridit, 0-3”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:48 / 20 June 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë.

Kastrati përmes një postimi në Facebook e krahasoi atë me përformancën e liderëve kosovarë, duke bërë një analogji mes ekipeve të futbollit.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani përballë Edi Ramës i bie sikur të luante K.F. “ KEK”-u kundër kampionit aktual Real Madrid”, ka shkruar Kastrati.

“Ndërsa Edi Rama tejkalon këto idiotizmat për vota lokale me lehtësi duke u angazhu për shqiptarizmën, si: për UÇK-në në Hagë, për përralat e Martyt në Këshillin e Evropës e deri te hjekja e tarifave doganore për bizneset e Kosovës”, tha ai.

Postimi i tij i plotë:

Kurti – Rama 0 – 3

Albin Kurti e Vjosa Osmani përballë Edi Ramës i bie sikur të luante K.F. “ KEK”-u kundër kampionit aktual Real Madrid.

Kurti e Osmani nuk i kanë as muskujt politik e as kokën për ta mbajtur me dinjitet peshën e institucioneve që përfaqësojnë.

Ata vazhdojnë qasjen plot urrejtje në raport me Kryeministrin Rama. Ky është diskursi primitiv i shekullit të kaluar përmes të cilit edhe i fituan zgjedhjet. Pra, PLOT URREJTJE  për armikun e “ brendshëm”. Pikërisht këtë polarizim mes shqiptarësh e kërkon Serbia me shekuj.

Këta dy pra e shohin pushtetin si pronë personale, njësoj sikur disa fëmijë lazdrana lodrat e veta.

Ndërsa Edi Rama tejkalon këto idiotizmat për vota lokale me lehtësi duke u angazhu për shqiptarizmën, si: për UÇK-në në Hagë, për përralat e Martyt në Këshillin e Evropës e deri te hjekja e tarifave doganore për bizneset e Kosovës.

Albini, Vjosa e Gërvalla do duhej çdo ditë të qëndrojnë në paradhomën e zyrës së Edi Ramës duke e lutur : “ O xhaxhi Edi të lutemi na mëso, na oriento për lobimet sepse ne vijmë nga lagjet, kurse ju jeni KM i një vendi në OKB, në NATO, OSCE, etj, etj, etj”.

Fatkeqësisht këta e bëjnë të kundërtën e interesit të Kosovës.

Bie në sy shumë edhe dimensioni i paraqitjeve….që thojnë në Shqipëri të vjen me qesh dhe me qajt kur i sheh.

Duke qenë të mbushur plot urrejtje ( për arsye që ndoshta, ndoshta mund të kenë datë në fëmijëri) në takime si këto Albini del i neveritshëm e Vjosa del sipërfaqësore, statike dhe e varfër në artikulim. Dizajnet e diplomatit Valdrin Sahiti nuk hyjnë në punë.

Ndërsa të dytë së bashku dalin qesharak përball klasit të Edi Ramës me plot stil, me plot sharm, plot kreativitet e me potencë intelektuale.

Dhe si përkthehet kjo?

P.sh. Vjosa ja preu fytyrën në foto Edi Ramës e ky sot i uron shëndet të plotë.

Albini mundohet ta poshtëroj duke ju referuar deklaratës së Ramës për portet, ndërsa Rama si zakonisht me përgjigjet në xhep e çmonton duke i thënë:” po qe për vëzhgues, ky ta vëzhgon Kinën nga Kosova se lëre më Ohrin”. Ahahahaha

Krejt në fund (në kohën shtesë) me pozitivitet e dashuri i përshëndet kamarierat prezent aty me foton dhe shënimin “ GOOD BOYS”. 

Kurti – Rama 0-3″