Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovës.
Osmani tha se ekziston një vullnet i qartë i vendit tonë për t’u anëtarësuar në organizatën më të madhe ushtarake në botë, njofton Zyra e Presidentës përcjell Klankosova.tv
“Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për anëtarësim në NATO, ashtu siç është konfirmuar në Konceptin Strategjik të NATO-s, të miratuar rishtazi. Ajo, po ashtu nënvizoi vullnetin e qartë të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike me përfshirjen e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO”.
Këto deklarime ajo i bëri pas takimit me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană.
Ajo tha se e vlerëson përkushtimin e NATO-s për Kosovën.
“Presidentja Osmani vlerësoi lartë vizitën e z. Geoană, e cila nënvizoi përkushtimin e NATO-s për Kosovën, si dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë ” – tha ajo.
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană.
Presidentja Osmani vlerësoi lartë vizitën e z. Geoană, e cila nënvizoi përkushtimin e NATO-s për Kosovën, si dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë.
Tutje, Presidentja Osmani e uroi z. Geoană për samitin e suksesshëm të NATO-s në Madrid, duke e vlerësuar unitetin transatlantik si vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe lirisë dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.
Nga ana tjetër, zëvendëssekretari i Përgjithshëm Geoană falënderoi Presidenten Osmani për strehimin e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Kosovës për popullin e Ukrainës, përmes mbështetjes së gazetarëve, sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërisë për t’i strehuar refugjatët ukrainas.
Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për anëtarësim në NATO, ashtu siç është konfirmuar në Konceptin Strategjik të NATO-s, të miratuar rishtazi. Ajo, po ashtu nënvizoi vullnetin e qartë të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike me përfshirjen e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.