Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Ajo përmes një video në rrjetin social në profilin e saj në Facebook, ka thënë se ndërhyrja historike e NATO-s e vulosi të drejtën tonë për liri e pavarësi.
Sipas saj, bombat e drejtuara mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe ishin sinjali i parë se shpresa dhe e drejta e dy milionë shqiptarëve për liri dhe demokraci po jetësohej.
Postimi i saj i plotë:
23 vite më parë, filloi të jetësohet shpresa e popullit tonë paqedashës për një Kosovë të lirë.
Në këtë përvjetor, shprehim në veçanti mirënjohjen e thellë për rolin e Sekretares Albright, e cila fizikisht na la dje, por do të mbetet përherë fanar ndriques për të ardhmen tonë.
Ndërhyrja historike e NATO-s e vulosi të drejtën tonë për liri e pavarësi. Në emër të popullit të Kosovës, të atyre që nuk janë më në mesin tonë, dhe brezave të tërë që do të vijnë pas nesh, ju faleminderit!