Lajme

Osmani në Junik, premton mbështetje për zhvillimin e turizmit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 23 May 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, në kuadër të vizitave që kryetarja e shtetit po bën nëpër komuna që rastisi edhe me përvejtorin e 110-të të Kuvendit të Junikut.

Osmani, pas takimit me kryetarin Shehu, tha se diskutuan rreth zhvillimit ekonomik të Komunës së Junikut, me theks të veçantë të turizmit, ku ajo shprehi gatishmëri për mbështetje për të tejaklaur sfidat dhe për të thithur investitorë të huaj.

“Rëndësia dhe potenciali që kanë komunat asnjëherë nuk duhet të definohen për nga madhësia por per nga kapacitetet që kanë. Komuna e Junikut ka vërtetë kapacitet dhe potencial të tillë, diskutuam në veçanti për dy fusha të caktuara, kjo komunë mund të ofrojë shumë jo vetëm për qytetarët e saj por për gjithë Kosovën, është fusha e turizmit në njërën anë dhe fusha e agrobiznesit dhe bujqësisë në anën tjetër, po ashtu diskutuam së si mund të thithim sa më shumë investitorë të huaj në këtë komunë, sidomos në fushën turizmit, por edhe disa prej pengesave të cilat ballafaqohet kjo komunë, në mënyrë që t’i anashkalojmë ato apo t’ia lehtësojmë rrugën përpara me mbështetjen e plotë të nivelit qendror”, ka thënë Osmani.

Ndërsa, kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu u shpreh i lumtur për vizitën nga e parja e shtetit. Ai shkurt tha se diskutoi me Osmanin për të gjitha hallet e komunës së tij.

“Diskutuam të gjitha sfidat dhe problemet të cilat i ka komuna e Junikut në aspektin e zhvillimit ekonomik. Kjo vizitë për neve është jashtëzakonisht e rëndësishme, mendoj që konstiton edhe në manifestimin e kuvendit qendror të 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut”, ka thënë Shehu.

Të dy pastaj, së bashku edhe me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta vendosen kurora me lule tek shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha.