Lajme

Osmani: Qëndrojmë së bashku me mijëra gra e burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:59 / 19 June 2022

Presidentja Vjosa Osmani, ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale, duke thënë se si institucione, qëndrojnë së bashku me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë,

“Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilët kanë kaluar nëpër tmerrin e krimeve të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ato vazhdojnë guximshëm ta prezantojnë të vërtetën dhe kanë kthyer dhimbjen në fuqi, duke u shndërruar kështu në heroinat tona”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, rikujtojmë se përpjekjet tona për t’i sjellë kryesit e këtij krimi të llahtarshëm para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë”, shtoi Presidentja.