Lajme

Osmani: Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:54 / 8 May 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Republikës Dominikane Luis Abinader.

Gjatë takimit të dy presidentët janë pajtuar ta avancojnë partneritetin ndërshtetëror tutje.

Po ashtu u diskutuan edhe raportet miqësore në mes të dy vendeve dhe mundësitë më të mira për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë, turizmin si dhe fusha të tjera.

Osmani tha se Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës në Amerikën Latine.

“Forcimi i pozitës ndërkombëtare është një prej shtyllave kryesore strategjike të politikës sonë shtetërore, prandaj jam e lumtur që me Presidentin Abinader u dakorduam për ta avancuar partneritetin tonë diplomatik duke i afruar kështu edhe më shumë dy vendet tona”.