Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë ditës ka qëndruar për vizitë tek familja Balaj në Klinë për t’iu uruar festën e Pashkëve.
Osmani tha se kjo ditë simbolizon sakrificën në emër të dashurisë për njerëzit, por edhe ringjalljen e shpresës.
“Sot, për të uruar Pashkët, ishim mysafirë te familja Balaj, në Klinë. Në ditën që simbolizon sakrificën sublime në emër të dashurisë për njerëzit, por edhe ringjalljen e shpresës, u ritakuam e kaluam shumë momente të bukura me këtë familje bujare”.
“Dashuria e familjeve tona, ndjenja me të cilën ato e shtrojnë tryezën për miqtë dhe gatishmëria për t’ua falur atyre gjithë atë mikpritje, janë shenjë se simbolika e Pashkëve është e fuqishme mes nesh dhe se solidariteti e harmonia jetojnë fort ndër njerëzit tanë. Ato janë vlera jonë e përhershme”.