Lajme

Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, zotohen për thellim të bashkëpunimit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:12 / 26 March 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është takuar me kryeministrin e Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dohas.

Presidentja ka vlerësuar lart marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve. Në kontekstin e Forumit të Dohas, Presidentja Osmani ritheksoi përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Katarit si dy vende paqedashëse, gatishmërinë për t’i adresuar sfidat bashkëkohore.

Presidentja falënderoi kryeministrin për mbështetjen ndaj Kosovës që nga paslufta, duke përfshirë realizimin e projekteve të ndryshme të financuara nga populli dhe shteti i Katarit. Po ashtu, Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve kosovare të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Shtetin e Katarit.

Ajo vlerësoi rolin e rëndësishëm të Katarit në mbështetjen e Kosovës në iniciativa të ndryshme ndërkombëtare.

Ajo potencoi nevojën për të avancuar bashkëpunimin diplomatik duke u anëtarësuar edhe në organizata ndërkombëtare në të cilat Kosova akoma nuk është përfaqësuar si dhe duke e rritur numrin e njohjeve për pavarësinë e vendit.

Znanci pogosto svetujejo preproste diete, vendar te ne delujejo vedno enako. Zato je vredno podrobneje raziskati okusne in zdrave recepte za vsak dan. po nasvetu znancev kvas ostane Ko zjutraj odpreš hladilnik, hitro opaziš, kaj bi bilo treba porabiti. Iz tega lahko nastane preprost, okusen obrok: sezonska zelenjava, nekaj stročnic in kanček domišljije pogosto zadostujejo.