Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
Osmani ka shkruar në Facebook se Pashkët janë shëmbëllim i solidaritetit, shpresës e dashurisë.
“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia” ka shkruar Osmani.
Tutje ajo ka thënë se Pashkët e sivjetme janë në një kohë kur kontinenti gjendet në krizë nga një luftë e “kërcënohet nga tirani dhe despotë”.
“Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës” ka shtuar ajo.
Ky është shkrimi i plotë i Presidentes:
Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia.
Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen.
Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës.