12:32 / 16 May 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mohamed Bin Zayed për emërimin president i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Osmani tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Emirateve do të shkojnë duke u forcuar.
“Në emër të popullit të Kosovës, i uroj Lartësisë së Tij Shejh, Mohamed Bin Zayed, çdo sukses si President i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i bindur se nën udhëheqjen e tij, marrëdhëniet Kosovë – Emirate të Bashkuara Arabe do të shkojnë vetëm duke u forcuar, ndërtuar mbi marrëdhënie tashmë të shkëlqyera”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan u zgjodh zyrtarisht president të shtunën.