Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë dje ka organizuar një festë për nder të festës së 28 Nëntorit, ngjarje në të cilën nuk janë ftuar Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Për injorimin e Organizatave e dala nga lufta e UÇK-së, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Faton Klinaku.
Klinaku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se OVL-UÇK-së nuk janë ftuar në pritjen të festës së 28 Nëntorit, të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë. E as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit.
“Ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk na fton me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, e nuk na ftuan as këtë herë; Sot nuk u ftuam as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit” ka shkruar Klinaku.