8:27 / 4 May 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sonte në një darkë të shtruar në Berlin, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.
Darka e cilësuar si ‘’joformale’’, nisi nga ora 19.45, dhe fotografia e publikuar nga Lajçak tregon për atmosferën dhe ngjyrën e këtij takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe shoqëruar nga sllovaku Lajçak, përcjell Sot News.