Papa Françesku ka thënë se kërcënimi i një konflikti global të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës duhet t’i bindë të gjithë se ka ardhur koha që njerëzimi të shfuqizojë luftën para se të shfuqizojë njerëzimin.
“Ka kaluar më shumë se një muaj nga pushtimi i Ukrainës, që nga fillimi i kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë, e cila, si çdo luftë, është një disfatë për të gjithë. Ne duhet të hedhim poshtë luftën, një vend vdekjeje ku baballarët dhe nënat varrosin fëmijët e tyre”, tha ai.
Lufta në Ukrainë po shkatërronte të ardhmen e vendit, tha ai, duke përmendur një statistikë që gjysma e fëmijëve të vendit duhej të largoheshin nga vendi.
“Kjo është kafshëria e luftës, diçka që është barbare dhe sakrilegjike. Nëse do të dalim nga kjo luftë njësoj si më parë, të gjithë do të jemi në një farë mënyre fajtorë. Përballë rrezikut të vetëshkatërrimit, njerëzimi duhet të kuptojë se ka ardhur koha për të shfuqizuar luftën, para se lufta të shfuqizojë njerëzimin”, u shpreh Papa.
Tutje, ai bëri thirrje që të ndalohen armët dhe të negociohet për paqe, raporton Reuters, transmeton Sot News.
“I lutem çdo politikani të përfshirë të reflektojë për këtë, të marrë një angazhim dhe, duke parë Ukrainën martire, të kuptojë se çdo ditë lufte e përkeqëson situatën për të gjithë. Mjaft! Ndal! Le të ndalen armët. Negocioni seriozisht për paqen”, tha tutje ai.