Lajme

Paralajmërimi i fuqishëm, Serwer: Nëse Trump fiton, Serbia do të përpiqet të arrijë në veri të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:13 / 31 October 2024

Eksperti i njohur për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar situatën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar ndikimin që zgjedhjet presidenciale në Amerikë mund të kenë në këtë proces.

Në një prononcim të fundit për GazetaBlic, ai theksoi se “dialogu është duke u zhdukur tani” dhe se skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve janë të ndryshëm në varësi të rezultatit.

Serwer shprehu shqetësim se nëse Donald Trump fiton zgjedhjet, “Serbia do të përpiqet ta arrijë veri të Kosovës,” duke e bërë dialogun të parëndësishëm.

Ai theksoi se një fitore e Trump do të reduktonte mundësitë për një angazhim të ri dhe produktiv.

Në anën tjetër, ai shprehu shpresën se nëse Kamala Harris fiton, do të ketë përpjekje për të ringjallur dialogun.

“Shpresoj se do të merret me më shumë çështje praktike,” tha Serwer, duke sugjeruar se një administratë e re mund të sjellë një qasje më konstruktive në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.