Bota

Paralajmërimi i Josep Borrell: Bota rrezikon krizën e urisë, Rusia shkaktare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:30 / 18 June 2022

Bota rrezikon të hyjë në krizë urie dhe shkaktare është Rusia. Akuza erdhi nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrel. Sipas tij, arsyeja lidhet me bllokadën ruse për anijet me drithëra nga Ukraina, por edhe kufizimet për eksportet të vendosura nga Kremlini.

Kërcënimi mbi sigurinë ushqimore dhe “beteja” me Rusinë, rreth sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, do të jenë tema kryesore e bisedave në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, të hënën në Luksemburg.

“Jemi të gatshëm të punojmë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët tanë për të parandaluar çdo ndikim të padëshiruar në sigurinë globale të ushqimit”, tha Borrell, në një artikull të botuar në blogun e tij zyrtar.

Zyrtari i lartë i unionit pohoi se Rusia po i përdor eksportet e grurit si mjet shantazhi kundër kujtdo që kundërshton agresionin e saj në Ukrainë. Sikur të mos mjaftonte bllokimi i dërgesave të drithërave dhe plehërave ukrainase, Rusia po aplikon edhe taksa për eksportet e saj të drithit.

“Është e domosdoshme që të lejohet qarkullimi me anije i eksporteve nga Ukraina. Nëse kjo nuk ndodh, rrezikojmë të përballemi me një katastrofë ushqimore globale. Shpresojmë që zgjidhja të vijë në ditët në vijim”, paralajmëroi Borrel.