Lajme

Paralajmërohet padi për Kurtin e Bislimin për deklaratat e tyre ndaj Faton Hajrizit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:07 / 25 July 2024

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, për Faton Hajrizin u konsideruan si fyese nga familja e këtij të fundit.

Avokati Gent Gjini, tha sot se do t’i padisë këta pasi sipas tij e kanë fyer Faton Hajrizin duke e quajtur kriminel.

Gjini tha se deklaratat e kryeministrit Kurti e zëvendësi i tij Besnik Bislimi, janë problematike dhe se e fyejnë gjithë familjen Hajrizi.

“Po, besoj që do jenë pjesë e padisë [Kurti dhe Bislimi]. Janë deklarata publike. Padi civile do parashtrojmë dhe do dalim me prova. Nëse pretendohet një gjë e tillë e nuk argumentohet. Duhet të tërhiqen fjalët, fjala kriminel për t’u shprehur kriminel dikush janë procedurat që avokatët i njohin”, tha ai në “Five” të TV Dukagjinit,

Për të ngritur padinë Gjini tha se ka autorizim të Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajriziti cili dyshohet se u vra në Serbi.

“Vëllai i Fatonit është ndier i ofenduar në lidhje me linçimit që i janë bërë vëllait të tij. Shumë zyrtarë shtetërorë pa pasur argumente, apo persona të tjerë, Fatonin e përkufizojnë me epitete të ndryshme, e baltosin atë dhe familjen e tij. Pritet të ngrisim padi ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Për t’i thënë dikuj kriminel duhet pasur fakte. Pushtetet janë të ndara, politika nuk duhet t’i fusë duart në drejtësi”, tha ai.

“Padi civile, ndaj zyrtarëve që Faton Hajrizin e kanë quajtur kriminel. Po gjithë jemi të barabartë para ligjit, pavarësisht petkut dhe iminutetit që kanë zyrtarët publikë. Po padi do të parashtrojmë në drejtim se si janë parashtruar nga zyrtarët publikë”, ka vijuar ai.

Besnik Bislimi ditë më parë e kishte quajtur Faton Hajrizin kriminel, derisa kryeministri Kurti kishte kërkuar nga qytetarët që Hajrizi të mos heroizohet, sepse sipas tij nuk është i tillë.

Kurti theksoi se epitetin hero e meriton Afrim Bunjaku e jo Faton Hajrizi.

Mnogi ne vedo, da lahko tudi preprosta zelenjava vsebuje veliko hranil, če jo pripravimo na pravi način. Z nekaj premišljenimi kombinacijami nastanejo okusni obroki, zato je smiselno temo podrobneje raziskati. Mokre gobe težko dobijo zlato skorjico močan ogenj Jeseni se krompir soli po cvrtju Vroča ponev izsuši zamrznjene kotlete znanci svetujejo pripravo sestavina za mehko predolgo pečeno omleto Na pogled nedolžno mešanje, a napačno polnjeni deruni so pripravljeni na videz preprosta napaka s Jeseni zadiši po makovem Pesa v slani vodi pokvari znanci svetujejo, a ribe najprej ogrejte Na kuhinjskem pultu hitro nasolimo rdečo ribo tri podrobnosti za sočne piščančje prsi Poleti zvijte hiter zavitek s surimijem Jesenski okusi za jutranji obrok Znanci svetujejo bučni zajtrk, a ne vedno Škrobna voda rešuje omako brez olja Presenetljivo je, da je lahko tudi sladica del uravnoteženega jedilnika. Z nekaj sadja, ovsenimi kosmiči in manj sladkorja pripravimo poslastico, ki razveseli brez slabe vesti.