Lajme

Paralajmëron Hoti: Ditëve në vijim i publikoj marrëveshjet me SHBA-në që po i injoron Qeveria Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:40 / 3 June 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë e Kurtit e cila sipas tij po neglizhon Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020.

Ai ka parashtruar gjashtë pyetje, që sipas tij u duhet përgjigje në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit, shkruan lajmi.net.

Hoti ka thënë se po neglizhohet mundësia për projekte bilaterale, mundësia për qasje për financim për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, si dhe marrëveshja me MCC-në për rrjetin e gazit dhe bateritë për ruajtjen e energjisë.

Ish-kryeministri ka paralajmëruar se do t’i publikojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria Hoti me SHBA-në, e të cilat po neglizhohen nga Qeveria Kurti, injorim ky që sipas tij po i sjell pasoja Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit:

Maqedonia e Veriut diskuton partneritetin strategjik me SHBA. Kjo është e rëndësishme për gjithë rajonin. E përgëzoj Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut për këtë arritje.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës e neglizhon Marrëveshjen e Uashingtonin të 4 shtatorit 2020, që është e natyrës së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.

Pyetjet themelore janë:

Pse po neglizhohet kjo marrëveshje?

Pse po neglizhohet studimi i fizibilitetit për të lidhur Prishtinën me hekurudhë në Portin e Adriatikut?

Pse po neglizhohet mundësia për qasje në financim për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në tregjet financiare amerikane?

Pse po neglizhohet mundësia për projekte bilaterale?

Pse po neglizhohet zbatimi i Marrëveshjes Kosovë-SHBA për Insentiva në Investime, e nënshkruar më 31 dhjetor 2020 nga Qeveria Hoti?

Pse u shty për më shumë se një vit marrëveshja me MCC për energji, ku përfshihej rrjeti i gazit dhe bateritë për ruajtje të energjisë, e në fund prapë u pajtuan për bateritë?

Në ditën në vijim do t’i publikoj të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria Hoti me SHBA, të cilat po neglizhohen, si dhe pasojat për Kosovën.

Ko odpremo hladilnik, pogosto ne vemo, kaj hitro pripraviti. Preproste ideje dokazujejo, da so lahko okusni obroki tudi zdravi, zato jih velja bolje spoznati. jeseni specite osliča s sojo Pozimi rebra pogosto postanejo suha Vonj iz pečice razkrije sočna bedra najpogostejši razlog za jutranja skodelica razkrije grenkobo Ko zjutraj odpremo hladilnik, hitro vidimo, da lahko iz preprostih sestavin pripravimo okusen in hranljiv obrok brez zapletenih trikov.