Lajme

Pas 20 ditësh, Kurti, arrin në Kosovë (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:01 / 26 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Kosovë pas dy vizitave zyrtarë që i ka pasur në ShBA dhe Zvicër.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Po, sot ka mbërritur në Kosovë”, është shprehur Kryeziu, njofton Sot News.

Kurti ka qëndruar 20 ditë jashtë Kosovës, ku për dy javë ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa afro një javë në Zvicër.

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara e në Zvicër, kreu i qeverisë është takuar me senatorë, liderë shtetërorë e drejtues të kompanive të mëdha.

Ai u kritikua nga opozita për qëndrimin e gjatë në ShBA e Zvicër, vizita këto të cilat i cilësuan si të zbehta.