Roze

Pas deklaratës së Mihrije Braha, vjen reagimi i Remzie Osmanit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:40 / 18 July 2022

Këngëtarja Mihrije Braha gjatë një interviste në T7 për emisionin më të ri “Erë vere” ka treguar arsyen se pse nuk e kishte ftuar këngëtaren Remzie Osmani në fejesë të djalit të saj

Në këtë deklaratë, Mihrija ka shpjeguar arsyen e kësaj mosftese.

“Remzie Osmani kur e ka feju djalin as ajo nuk me ka ftuar mua, edhe unë për fejesë nuk e kam ftuar. Por, kur e ka martuar djalin me ka thirr në dasmë, edhe unë kur do ta martoj djalin do e thërras”, ka thënë ajo.

Por, pas kësaj ka ardhur një reagim i çuditshëm i Remzie me një storie në Instagram ku në fakt duket se i adresohet pikërisht çiftit Naim Abazi dhe Mihrie Braha dhe intervistës së dhënë.

“Dëgjo bir…Sot të bëjnë pis të palarët, të gjuajnë zuzarët e të japin mend trutharët…”, ka shkruar ajo në Story.

Kujtojmë se me rastin e fejesës së Platorit, djalit të Mihries dhe Naimit me Tringën, Remzia kishte reaguar duke thënë se ata nuk e kanë ftuar atë në fejesë edhe pse kjo e fundit i kishte ftuar ata në martesë të djalit të saj.