Lajme

Pas takimit me Kurtin, deputetja britanike: Ia vlen të mbrohet Kosova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:57 / 27 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Kryetaren e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Në njoftimin e saj për takimin me Kurtin, Kearns ka thënë se ia vlen të mbrohet Kosova.

Ajo ka thënë se Britania e Madhe duhet të qëndrojë krah partnerëve të saj.

“Ia vlen të mbrohet Kosova”, ka shkruar ajo.

Ajo ka treguar se çfarë është diskutuar sot me Kurtin.

“Duhet të qëndrojmë krah partnerëve tanë. Ishte shumë produktiv takimi me Kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes, për të diskutuar se si të de-përshkallëzohet situata, kthimi i tre policëve të rrëmbyer kosovarë, mbështetja e komunitetit serb në Kosovë dhe milicia e mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar ajo.

Në anën tjetër Qeveria ka njoftuar më herët se me deputeten Kearns, kryeministri Kurti ka diskutuar për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Vëmendje të veçantë iu dha zhvillimeve të fundit në katër komunat veriore në Kosovë dhe sulmeve të organizuara nga grupe kriminale atje ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve, si dhe përfshirjen aktive të Serbisë në tensionimin e situatës deri te rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës, për të cilët Serbia duhet të mbahet përgjegjëse ndonëse ata u liruan sot gjatë ditës”, thuhet në njoftim.

Skoraj vsi pri kuhanju pozabimo na ravnotežje med okusom in hranilnostjo. Nekaj preprostih nasvetov lahko jedi hitro izboljša, zato je vredno temo podrobneje raziskati. drobni koraki za zamrzovanje sliv in med vlaganjem preveč škroba naredi lokum Ko se začnejo hladnejši dnevi, pridejo prav preprosti recepti, ki združujejo poln okus in hranljive sestavine. Sezonska zelenjava, stročnice in zelišča poskrbijo za nasiten obrok brez odvečnih dodatkov.