6:12 / 25 June 2022
Turqia do të rishqyrtojë një vendim të vitit 2004 për heqjen e dënimit me vdekje , tha sot ministri i drejtësisë, pas komentit ndaj dënimit të Presidentit Erdogan në lidhje me zjarret që dogjën pyjet turke këtë javë.
Dënimi me vdekje u hoq me Kushtetutë në vitet e para të qeverisë Erdogan, shkruajnë mediet turke.
Por pas zjarrit të fundit në resortin turistik Marmaras, Erdogan tha se ka ardhur koha për dënime më të ashpra.
Autoritetet kanë thënë se një i arrestuar në lidhje me zjarrin ka pranuar se e ka shkaktuar atë.
Gjithashtu sot është bërë e ditur se zjarri në Marmara është vënë nën kontroll.