Ballina

PDK-ja para për të mbrojtur krimet po, ndërsa për ta mbrojtur Kosovën jo

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:16 / 30 July 2022

Nga Rexhep Torte

Votuesit në Kosovë duhet ta kenë PDK-në në mbamendjen vigjilente ndëshkuese në votimet e ardhëshme, si edhe çdo parti të opozitës së sotme në Kosovë, që nuk distancohen nga e kaluara, dhe që e pengojnë Qeverinë e Albin Kurtit që t’i çojë para proceset në të mirë të Kosovës.
Ganimete Musliu, kjo depuete e PDK-së, e pargjegjshme dhe dashakeqe e Kosovës, e cila ka udhëtuar në Gjermani për t’i thënë mërgatës shqiptare atje që të mos kontribuojë në “Fondin e Sigurisë”, nuk meriton as t’i afrohet Parlamentit te Kosovës, e jo më të jetë deputete e Kosovës.

Ganimete Musliu, pasi na qenka aqë e gojës, është dashur t’i kritikojë dhe të distancohet edhe nga tradhtarët Hashim Thaçi-ish President i Kosovës dhe nga Vlora Çitaku-ish ambasadore e Kosovësnë SHBA, të cilët në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq- Presidentin e Serbisë kriminale, dhe me tradhtarin Edi Rama- Kryeministrin e Shqipërisë, dhe duke bashkëvepruar edhe me ish emisarët pro serbë të SHBA-ve, Mathew Palmer dhe Richard Grenell , e përgatitën planin ogurzi pë copëtimin e Kosovës, plan i cili fatmirësisht nuk u realizua, falë kundërshtimit të Angela Merkel- ish kancelare e Gjermanisë.

PDK-ja, sipas mediave është e vetmja parti opozitare në Kosovë e cila është pozicionuar kundër këtij “Fondi të Sigurisë”.
PDK-ja me këtë qëndrim të saj dëshmon se kjo parti ka mbetur e pozicionuar në pozitat e vjetra të tradhtisë, paturpësisë dhe hajnisë, në vend që të reformohet dhe pastrohet nga e kaluara që aqë shumë e dëmtoi Kosovën në 21 vitet e kalura.

Ligësia e kësaj partie demaskohet edhe më shumë kur e dimë se PDK-ja nuk reagoi fare për Fondet që i shpallën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli para së të shkojnë në Hagë, që qytetarët të kontribuojnë financiarisht për mbrojtjen e tyre në Gjykatën Speciale në Hagë.

Edhe pse mediat në vazhdimësi kanë informuar për pasuritë e tyrte milionëshe që i kanë bërë pas luftës në Kosovë.

PDK-ja nuk reagoi fare për miliona euro që po i ndajnë taksapaguesit e Kosovës që këta ish udhëheqës të PDK-së dhe të shtetit të Kosovës t’i paguajnë avokatët e tyre të shumtë e të shtrenjtë, edhe pse këta në Hagë ndodhen për shkak të aktakuzave personale ndaj tyre.