Lajme

PDK kërkon nga Qeveria e Presidenca shkarkimin e menjëhershëm të Berishajt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:34 / 23 April 2022

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku kanë folur rreth skandalit financiar ku është përfshirë ambasadori Berishaj.

Në këtë konferencë folën Vlora Çitaku dhe Uran Ismaili.

“Qeveria dhe presidenca s’janë as gjykatës a prokuror. Ata duhet të marrin veprime, shkarkimin e menjëhershëm të z.Berisha nga pozita si ambasador. Unë ju them me përgjegjësi që z.Berisha s’do të jetë në gjendje të ushtrojë detyrën e tij”, ka thënë Çitaku.

“Shkarkimi as që duhet të diskutohet. Pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, mirëpo ne kemi disa pyetje: Si e ka marrë z.Berisha nënshtetësinë një ditë para se të bëhej ambasador, a kaluar në hallkat e sigurisë, a ka bërë verifikime nga AKI-ja dhe si është bërë ky verifikim”.