Lajme

Peci: Plagosja e fëmijës serb e baltos uniformën e FSK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:08 / 7 January 2023

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas plagosjës së dy të rinjëve serbë në Shtërrpcë.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se pjestari i FSK-së, që ka plagosur të rinjët serbë e ka baltosur uniformën që mbartë.

Detyre e pjestarit te FSK-se eshte mbrojtja e qytetareve te Kosoves pa mare parasysh perkatesine etnike, gjinore apo religjioze, dhe jo ushtrimi i dhunes, e aq me pak perdorja e armeve ndaj tyre! Plagosja e nje femije dhe nje te riu te komunitetit serb nga nje pjestar i FSK-se, perpos qe eshte krim i ndyre, eshte edhe baltosje e uniformes se FSK-se”, ka shkruar Peci.

Me tutje, ai ka kërkuar denim meritor për pjestarin e FSK-së, të cilin e ka quajtur kriminel.

“Sherim te shpejte te plagosurve dhe denim meritor i kriminelit qe ka bartur uniformen e pamerituar te FSK-se”, ka shkruar ai.