Meliza Haradinaj, ish-këshilltare e Vjosa Osmanit, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për sjellje mosmirënjohëse ndaj ish-presidentes pas vendimit për të mos e kandiduar atë për një mandat të dytë.
Sipas Haradinajt, Kryeministri Kurti po sillet sikur Vjosa Osmani “nuk ekziston”, ndonëse, sipas saj, ai ka përfituar politikisht në masë të madhe nga mbështetja e saj në të kaluarën.
Haradinaj e ka cilësuar këtë qasje të kreut të qeverisë si mungesë të integritetit njerëzor dhe politik, e jo si një lëvizje të menduar strategjike.
“Historia ka treguar se hilet dhe besëpremjet në politikë asnjëherë nuk kanë kaluar pa u vërejtur e ndëshkuar nga populli”, ka shkruar ajo.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmeliza.haradinaj%2Fposts%2Fpfbid0hUu4dRDWFXWBKWHwXTbip1Y61X1M2Cg3CTJgQxaifFXHkAqHC5uAmwopTvv3Tvd4l&show_text=true&width=500