Lajme

Përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, Kastrati: Kemi kaluar shifrën prej 1.5 milion

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:47 / 25 May 2024

Sot në Kosovë përfundoi regjistrimi i popullsisë edhe për komunat të cilat kishin kërkuar shtyrjen e afatit për një javë në mënyrë që të përmbyllin suksesshëm këtë proces.

Për procesin e regjistrimit në Edicionin Special të Klan Kosovës, në një video-lidhje ishte drejtuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

Ai bëri të ditur se regjistrimi edhe në këtë javë nuk ka qenë i ndarë në komuna por është bërë në të gjithë territorin e Kosovës, njofton Klankosova.tv

Derisa, sa i përket pjesëmarrjes në regjistrim ai vlerëson se ishte e suksesshme.

“Në bazë të dhënave vlerësohet se përveç pjesës veriore që ka hezituar, pjesët e tjera vlerësohet të jetë një ndër regjistrimet më të suksesshme sa i përket gjithëpërfshirjes, Besojmë që do të jemi 99.8% në pjesëmarrje”, tha ai, përcjell Klankosova.tv

Tutje, Kastrati njoftoi se numri i popullsisë ka kaluar shifrën 1.5 milion.

“Të dhënat në fund të muajit gusht të dhënat t’i publikojmë, por do ta bëjmë të pamundur t’i publikojmë në korrik. Statistikat 1.5 milion janë kaluar”, bëri të ditur Kastrati.

Ndër të tjerash, Kastrati theksoi se ata që nuk janë regjistruar do të përballen me sfida.

“Një person që nuk është në regjistra do të ketë sfida, ministritë e tjera do të kërkojnë informacion nëse ai ose ajo ka qenë pjesë e popullsisë rezidente”, tha Kastrati në Info Magazinë, përcjell Klankosova.tv

 

Spesso si trascura il ruolo dei piccoli dettagli, come la scelta dei colori o la frequenza degli aggiornamenti. Eppure, ogni elemento contribuisce all'identità di un blog o sito personale: vale la pena approfondire il tema. Il dettaglio dietro il boom dimagrante clandestino Anche la colazione può affaticare i reni occhi aperti, il rimedio inaspettato Ogni mattina il telefono si riempie di notifiche, e scegliere cosa conservare diventa già un piccolo gesto editoriale. Un blog personale può nascere così: da appunti semplici, osservazioni sincere e una voce riconoscibile.