Lajme

Përkrahësi i VV-së Llugaliu kritikon VV-në: Kur janë punësu vllaznitë, gratë e PDK-së e LDK ishte nepotitëm… tash kur po punësohen të VV-së…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:32 / 18 July 2022

Kur janë punësu vllaznitë, motrat, gratë, fëmijët e këtyne të PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismes, atëhere ajo u kanë nepotizëm, krim, dëmtim i shtetit, e çka o zi e ma zi… a tash kur punësohen familjarët e këtyne të Vetëvendosjës atëhere shtrohet pyetja “A me nejtë pa punë tash këta veç që e kanë baben, burrin, vllaun, motren në Vetëvendosje a?” 😜

Prandaj të dashur militantë të Vetëvendosjës, keni kritiku, sha, bërtitë e qaravesh (në mesin e juve edhe une) kur PDK, LDK, AAK, Nisma punësojke familjarët e vet, e tash kur Vetëvendosje po e bon të njëjten, i keni shti vesht n’lesh e pe luni budallen kishe nuk po ndodhë kurgjë. Kjo po ju bon joparimorë, cinikë, mashtrues edhe kogja t’poshtër dhe sot askujt nuk po i përshtatet ma mirë se juve thania “Çka te keshë e veshë”. Me shnet!