Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka emëruar Besianë Musmurati nënkryetare të kryeqytetit.
Rama ka theksuar se po fillojnë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës.
“Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike. Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare.Me një angazhim mbi një dekadë në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional, ajo ka kontribuar në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.
Njoftimi i Ramës erdhi pas reagimit zyrtar të LDK-së se nuk kanë marrëveshje me PDK-në në Prishtinë.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2Fpfbid0zDg4mvvsoP1HoZ18DeC9EPNTy4RkQCU2tSPC5HUvAcUhcJJXhAsaHD5MapepfWNJl&show_text=true&width=500