Lajme

Përplasen ashpër Krasniqi e Latifi: Ti ke qenë me Kurtin kur i keni quajtur komandantët “kriminela”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:13 / 7 June 2022

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në lidhje me temën e veteranëve të UÇK-së dhe Gjykatës Speciale.

Të përfshirë në këtë debat ishin zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, dhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi.

Krejt kjo filloi kur Krasniqi tha se Qeveria Kurti po i shkelë veteranët e UÇK-së dhe po u ikë temave të rëndësishme.

E kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Latifit.

“Ju keni qenë bashkë me Kurtin kur i keni quajt komandantët kriminela. S’u mbet UÇK-ja me e mbrojë ju”, iu drejtua Latifi, Krasniqit në t7.