Lajme

Petkoviq: Kurti më mirë të sigurojë ushqim e ngrohje për kosovarët, sesa të merret me Vuçiqin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:15 / 30 May 2022

Drejtori i Zyrës Qeveritare të Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së  Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Putini e Vuçiqi më nuk kanë nevojë as që të takohen, pasi marrëveshjet po arrihen përmes bisedave telefonike.

Petkoviq, përmes një postimi në Twitter, tha se Kurti është i mërzitur kur Vuçiqi arrin të negocojë më të mirën për serbët përmes telefonit.

“Pas një ekskursioni të pasuksesshëm në ShBA, Albin Kurti është i mërzitur kur Aleksander Vuciq arrin të negocojë me të mirën për serbët përmes telefonit”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Sipas tij, dihet se Vuçiqi është problemi më i madh i Kurtit, por në vend të kësaj siç thotë ai, më mirë është për Kurtin të sigurojë ushqim e ngrohje për kosovarët

Në vend që të sulmojë Vuciqin, albin Kurti do të ishte më mirë të sigurojë ushqim dhe ngrohje për shqiptarët e Kosovës. Ne e dimë që Vuçiqi është problemi i tij më i madh!”, shtoi ai.