Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë Petar Petkoviq, ka deklaruar sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, duhet që siç tha ai “ t’i ruajë nervat sepse presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të mbrojë interesat kombëtare serbe”.
Sipas Petkoviqit, kjo është arsyeja kryesore e siç i quan ai “sulmeve dhe gënjeshtrave të sinkronizuara që politikanët shqiptarë në Prishtinë i bëjnë bashkërisht që nga e diela në kurriz të Beogradit zyrtar dhe presidentit Aleksandar Vuçiq”, raporton Tanjug, transmeton Sot News.
“Ashtu si Kurti sheh disa kërcënime ushtarake nga Serbia dhe në fakt Kurti është ai që kërcënon gjatë gjithë kohës, Vjosi Osmani sheh tre zgjidhje që gjoja i ka ofruar Kosova për të mbajtur Serbia”.
Petkoviq me këto deklarata i është referuar komenteve të djeshme të Kurtit gjatë intervistës për CNN ku foli mes tjerash edhe për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Ai deklaroi poashtu se Kosova ka rritur kapacitetet e ushtrisë dhe se buxheti i mbrojtjes është rritur për 52 për qind.