Lajme

Plasin të qeshurat në Kuvend, Konjufca-opozitës: S’ka Trust, çfarë Trusti, po ecim ka shpija

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:13 / 22 June 2022

Seanca e Kuvendit ka filluar para pak minutash, pas një pauze të shkurtër, ku në rend dite janë votimi i disa projektligjeve, të cilat s’kanë kaluar për shkak se deputetët nuk votonin. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, iu drejtuar deputetëve se nëse vazhdojnë të mos votojnë, atëherë më mirë të përfundohet seanca, duke ironizuar se “s’ka Trust”, pikë kjo që është në rendin e ditës.

Duke qeshur, Konjufca iu tha deputetëve të opozitës se nëse nuk kalojnë ligjet, atëherë “s’ka kuptim, s’ka trust”.

“Nëse nuk kalon as ligji tjetër, a e ndërprejmë seancën, s’ka kuptim kështu, çfarë Trusti, votoni për projektligje, s’ka Trust, çfarë trusti. Pe ndërkrejmë vëlla edhe ditën e mirë, mos boni hajgare kshtu. Edhe këtë projektligj edhe shkojmë ka shpija ecim”.