1:43 / 1 June 2022
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ka thënë se Bosnje Hercegovina dhe Kosova ende nuk e kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Plenkoviq tha se Kroacia e mbështet integrimin e këtyre dy vendeve në BE.
Ai theksoi se duhet të shikohet që sa më shpejt të ndodh integrimi i tyre.
Kryeministri i Kroacisë po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane që po mbahet në Rotterdam të Holandës me moton “Të bashkuar në solidaritet; mbrojtja e demokracisë perëndimore”.
Andrej Plenkoviq tha se EPP-ja duhet të vihet në lëvizje, në mënyrë që të trajtojë çështjet e problemeve thelbësore.